‘Bashkëjetesa paqësore’ e tradhtarit me heronj, rasti i Esad Pashë Toptanit
Nga Fritz RADOVANI-Melbourne-Australi
Ah Mary, Mary, nga vorri do t’ ikshe ba me dijtë shka ngjet sot në Shqipni…
Sesi e shikon syni i një mikeshës së huej popullin shqiptar dhe Shqipninë e Kastriotit, e tregon libri i së nderuemes Mary Edith Durham me titull “Brenga e Ballkanit”. Ajo na tregon që në ditët e para që shkeli në tokën shqiptare se i përket Maleve e Bjeshkëve…
Rrethimi i Shkodres ka fillue me 20 Tetor 1912 dhe asht mbyllë me 23 Prill 1913. Kjo luftë asht kenë nder ma të mnershmet e kohës moderne, ku per mbrojtjen e Shkodres askush nuk ka kursye as jeten e vet dhe as të trashigimtarëve të shtrenjtë të Rozafës heroike.
Edhe Kisha Kathedrale u kthye në streh per sigurimin e jetës së popullit trishtuem…Vetem gjyle fluturonin në qiellin e zymtë të Shkodres së rrethueme nga malazezët vrasës.Me 10 Nandor 1912 në këtë luftë u fut edhe Serbia. Në ndihmë të Hasan Rizasë erdhi Esat Pashë Toptani. Si drejtues lufte Hasan Rizaja ishte i pergatitun. Me 29 Dhjetor 1912 u zhvillue edhe sulmi i fundit serbo-malazez, ku shqiptarët treguen veten të pathyeshem.
Shkodra u mbrojt nga shqiptarët. Hasan Riza Pasha e pau se Shkodra nuk shkelet dhe u deklaroi shkodranve se, krahas flamurit turk, në Kala Rozafat duhet ngritë edhe Flamuri Shqiptar, që të kuptohet lidhja e Shkodres me Vlonen dhe malazezët të pranojnë edhe ata Pavarsinë e Shqipnisë me Shkodren e Lirë… U caktue edhe data 31 Janar 1913 per me ngritë Flamurin në Rozafë si dhe një sulm i forcave të Garnizonit Shkodrës kunder serbo – malazezëve. Po, plani deshtoi! Hasan Riza Pashen e vrane sa doli prej Esat Toptanit… Koha provoi se komandanti turk kje ma besnik se Esat Pasha i Toptanve të Tiranës!
Mis Durham shkruente: “Osman Bali dhe Mehmet Kavaja, dy sherbëtorë të Esat Pashës, lavdoheshin ma vonë per vepren që kishin ba”! Komanden e mori Esat Pasha dhe pa kalue 6 muej, filloi marrveshjet me malazezë per dorzimin e Shkodres… Me 23 Prill 1913 Esati nenshkroi dorzimin e Shkodres mretit Nikolla dhe ai vetë u terhoq… Shkodra iu shit anmikut shekullor e tradhtueme nga Esat Pashë Toptani… Që mbas 106 vjetësh po na del edhe ky “hero” perbrij Haxhi Qamilit, Enver Hoxhes, Ramiz Alisë… Kam frikë se “historianët e prof” tanë dikush po na i drogon! Kjo pra asht “bashkjetesa paqsore”!
Siper Vorrezave t’ Heronjve, per me rritë lulet e “rilindjes, duhet me..hjedhë pleh”…
Melbourne, 17 Qershor 2019.