Albspirit

Media/News/Publishing

Agim Hushi: Teatri, aktorët dhe drama!

Fotografia e Hushi Agim

Agim Hushi

 

U bë kohë që përfliten teatri, aktorët!

Por pak ose aspak po flitet për dramën!

Është e dhimbshme si goditet historia, kujtesa, nostalgjia për atë “stallë kuajsh”, “grumbull tallashi” dhe gjithfarë emërtimesh që i bëhen teatrit nga pushteti dhe idhtarët e tij!

E ç’rëndësi ka se si e kanë quajtur! Përse duhet të rikujtojmë për çfarë e ngritën këtë ndërtesë që u bë faltorja e artit më të madh shqiptar ku luajtën korifejtë e skenës si Naim Frasheri, Kadri Rroshi, Sandër Prosi, Violeta Manushi e Marie Logoreci! Si mundet t’i vihet kazma kujtimit të tyre?

Si mundet territori i teatrit të bëhet pre e babëzisë së qeverisë për të bërë pallate dhe pastruar paratë?

Si mundet të thuhet që aktorët nuk duan teatër të ri?

Si mundet të dalin një grup artistësh që duan teatër të ri dhe t’i akuzojnë kolegët e tyre se s’duan teatër të ri?

Ku ka aktorë që nuk e do teatrin të rindërtuar!

Artistët s’kanë dramë!

Drama është e Edi Ramës që kërkon të rrafshojë kujtesën historike të teatrit për të ndërtuar pallatet për partnerët e tij të biznesit dhe një teatër që mund të jetë edhe modern po mban erë pisllëk në brendësi!

Të rindërtohet teatri egzistues dhe të mbeten në skenë aktorët!

Teatri s’ka dramë!

Please follow and like us: