TES – Një tjetër fasadë e ndërtuar me pasion!
Me sukses Aluflor ka përfunduar ndërtimin e fasadës se objektit TES (Tomorrow’s Education System). Ka qenë një projekt me shumë detaje teknike të cilat ekipi jonë ekselent i Departamenti Teknik ka dhenë vlerë këtij projekti.
Projekti “TES” ka qenë i veçantë për kompaninë ALUFLOR. Jemi kujdesur që të përzgjedhim dhe të përdorim xhamin SNX 60. Ky xham rrit në vlera maksimale izolimin termik dhe redukton shpenzimin e energjisë elektrike. Xhami ofron transparencë të lartë, qëndrueshmëri në ngjyrë dhe reflektim të ulët, duke e kthyer në zgjedhjen ideale për fasadën e TES.
Stafi i inxhinierëve Aluflor kanë konceptuar dhe projektuar një fasadë e cila ofron siguri maksimale. Sistemi i përdorur për dritaret dhe dyert ofron një performancë të lartë termike dhe akustike duke mundësuar kushte optimale për zhvillimin e orëve mësimore.
Kompania Aluflor falenderon Tomorrow’s Education System për besimin e dhënë në ndërtimin e fasadës se xhamit, fasadës së ventiluar me Alucobond, sistemin e dritareve dhe sistemet e ndarjeve të brendshme.
Për ne ka qenë kënaqësi e veçantë të punojmë për ndërtimin e fasadës së shkollës dhe ndihemi krenarë që së bashku me stafin e TES të nxisim pasionin e nxënësve për të mësuar.