Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet biznesmeni i njohur Petrit Syla

Image result for skela syla

Arrestohet biznesmeni i njohur Petrit Syla. Biznesmeni, pronari i kompanisë, ‘Skela Syla’ është vënë në pranga në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm. Biznesmeni është arrestuar nga policia operacionale në Kamëz, ndërsa është ndjekur nga Lezha, ku ky i fundit ka qenë në një dasmë. Sakaq, Syla është dërguar në Komisariatin nr.1 në kryeqytet. Kujtojmë se Petrit Syla ishte shpallur në kërkim nga policia për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Pak javë më parë në rrugën e ‘Elbasanit’ në Tiranë, humbën jetën tragjikisht dy punëtorë, Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç pasi ranë nga skelat e kompanisë ‘Syla’, ku punonin në fasadën e një pallati.

Please follow and like us: