Albspirit

Media/News/Publishing

Lefter Maliqi: Ky sistem i fëlliqur politik duhet të ndryshojë

Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit. Por e kundërta po ndodh pas 2009 me ketë sistem te fëlliqur politik ku ka mbushur parlamentin me deputete te Kryetareve, te paafte, me diploma te blera, kriminel, biznesmenë me pasuri te dyshimta më prejardhje korruptive e kriminale, ky është fundi i demokracisë. Te dashur miq mos prisni qe ky vend te behet nëse s’ndryshon sistemi zgjedhor.

Por kush do ta bej ndryshimin e sistemit zgjedhor? Deputetet aktual servilë të Kryeministrit. Rama nuk do ndryshim sistemi se do te vendos, vet listat e deputeteve me lista te mbyllura, Rama nuk pyet për popullin.

Si ka mundësi ç’është kjo demokraci ku populli nuk voton deputetet por voton vetem partine dhe listën e mbyllur të Ramës apo të opozitës. Nëse sistemi elektoral nuk ndryshon ne sistem mazhoritar ose me lista te hapura atëherë demokracia nuk ekziston, vendi do shkoj ne kriza me të mëdha ekonomike e politike, dhe vendi shkon drejt shpopullimit dhe emigrimit masiv.

Nese deputeti nuk zgjidhet nga populli atehere deputetet nuk bejne ligje qe i sherbejne popullit por ligje qe i sherbejne Kryetareve. Nese populli nuk voton drejtperdrejte deputetet me emra atehere vendin e drejton krimi, dhe truri do largohet nga ky vend sic jane larguar. Sistemin e ndryshon vetem presioni popullor, i shoqerise civile dhe ndikimi i menjehershem i nderkombtareve. Zoti e ndihmofte Shqiperinë

Please follow and like us: