Albspirit

Media/News/Publishing

Lekë Mirakaj në emisionin ‘Fokus’ të Robert Papës: Im atë nuk qe tradhtar, nuk vodhi!

Për 30 vjet të gjithë politikanët kusarë. Në emisionin Fokus nga Robert Papa, që transmetohet edhe në Tiranë përmes Fax News, Lekë Mirakaj, foli për skandalin e fotove të nxjerra nga Erjon Veliaj në Bulevard. Mos na ofendoni me kriminelë lufte, tha ai. Im at nuk ishte tradhtar. Ai ishte patriot. Shtëpia qe në flakë. Ta braktisnin shtëpinë, apo të shpëtonin çfarë mund të shpëtonin? Gjatë pushtimit fashist pati ndihma të shumta por im atë nuk vodhi asgjë. Politikanët e sotëm vetëm kanë vjedhur, ata janë tradhtarë. Im at as rrogën nuk e merrte kur qe ministër, ua jepte të varfërve. I vëllai merrej me tregëti dhe nuk kishte nevojë për rrogën e shtetit. PD pse hesht nga ky skandal i fotove në Bulevard? Mirakaj foli për takimin e Kol Bib Mirkaja me një oficer anglez në Iballë, në vitin 1944. Ish-ministri i Brendshëm i kërkoi anglezëve të njihnin të paktën kufijtë e 1913 dhe mundësinë e një referendumi për bashkimin me Kosovën. Anglezi nuk pranoi. Mirakaj u tha atëhere se ne nuk ju mbështesim. Mirakaj foli edhe për takimin e Kol Bib Mirakaj me Musolinin në Romë kur kërkoi që milicia të quhej “Bijtë e Shqipës” dhe të mos mbanin këmishat e zeza. Musolini pranoi.