Arrestohet mashtruesja 33-vjeçare, shtirej si juriste
Një 33-vjeçare ka rënë në prangat e policisë nën akuzën “Mashtrim me pasoja të rënda” . Sipas policisë 33- vjeçarja Amarilda Leka shtirej si justiste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë. Ajo ka mashtruar një person me iniciale B.Z, banues në Tepelenë, të cilët i mori 50 000 euro, duke i premtuar se me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të liruar nga burgu shtetasin A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie. Ai kishte kryer një vrasje në rrethana rënduese në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Please follow and like us: