Albspirit

Media/News/Publishing

Instituti i Gjeoshkencave: Tërmeti ishte i fuqisë deri 9 ballë

Tërmeti që përfshiu sot Shqipërinë ka pasur një fuqi prej deri 9 ballësh.

Eksperti i Institutit të Gjeoshkencave, Rexhep Koçi njoftoi sot në mëngjes se në këto orë kanë ndodhur rreth 50 tërmete, të gjitha pas tërmetit të orës 03.54.

Eksperti Koçi tha se tërmeti i orës 03.54 kishte fuqi midis 8 deri 9 ballë.

Epiqendra e tërmetit, sikurse tha z.Koçi ishte pranë fshatit Hamallaj të Durrësit, lokalizuar në det me thellësi rreth 10 kilometra.

Please follow and like us: