Albspirit

Media/News/Publishing

Ledi Shamku: TËRMETI BASHKON, SULLTAN, NUK NDAN!

Image result for ledi shamku"

Duke të falenderu për ndihmën tate vetjake, Sulltan, nuk rri dot pa thënë që m’la shije të keqe thirrja jote ndaj “gjithë botës islame” – po të citoj – për të ndihmu vendin tim. S’kishe nevoje me e nda humanizmin në brazda feje, duke i mshu tates. Kjo e para.
E dyta, mos i luj robt që janë larg, se sa të mbrrijnë ata për ndihmë, kanë mbrrit t parët ata që i kena te dera, e që i kena vllezër o sivllezër: shqiptarët e Kosovës, maqedonsit, grekët, italianët, rumunët, austriakët e gjermanët… Se pleqtë tanë kanë pasë një proverb që ta dish: Fqinji i mirë, derë e parajsit! (Edhe e xhehnetit po deshe ti).
Lene njeriun me u sjell ndaj dhimbjes si njeri (human) e jo si -izëm!

Please follow and like us: