Albspirit

Media/News/Publishing

Papa Françesku: Jam afër popullit të dashur shqiptar në këto ditë të vështira

Sot, Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme shprehu afërsinë ndaj popullit të dashur shqiptar që ka vuajtur shumë këto ditë: “Zoti e bekoftë këtë popull që e dua shumë”.

 

Gjatë audiencës së sotme, Papa Françesku e ka kujtuar popullin shqiptar me fjalë të përzgjedhura, që dje dhe sot ka përjetuar tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Durrës dhe rrethinë, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima në njerëz.

Dua t’i dërgoj një përshëndetje dhe të shprehë afërsinë time popullit të dashur shqiptar, që vuajti shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë në Europë, që kam dashur ta vizitoj. Jam afër viktimave, lus për të vdekurit, për të lënduarit dhe për familjet e tyre. Zoti e bekoftë këtë popull që e dua aq shumë” – ishin fjalët e Papës derisa i përshëndeste shtegtarët në Sheshin e Shën Pjetrit në këtë mëngjes të së mërkurës.

Please follow and like us: