Albspirit

Media/News/Publishing

Parlamenti Europian mban një minutë heshtje për tragjedinë në Shqipëri

Sot Parlamenti Europian ka mbajtur një minutë heshtje si pasojë e viktimave që shkaktoi në Shqipëri tërmeti i së martës. Të gjithë eurodeputetët të cilët ishin në sallë, janë ngritur në këmbë duke shprehur solidaritetin e tyre për këtë ngjarje tragjike. Në sallë ka qenë e pranishme edhe Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Ka qenë Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ai që ka shprehur solidaritetin dhe ka kërkuar që eurodeputetët të ngrihen në këmbë. Aktualisht në Parlamentin Europian po diskutohet për votimin e të gjithë drejtuesve të Komisionit Europian. Debatet janë të forta dhe besohet se shumica e grupimeve politike nuk do të votojnë këtë përbërje të Komisionit Europian.

Ngjarja tragjike që ka ndodhur në Shqipëri, është në qendër të mediave ndërkombëtare. Rrjeti prestigjioz i medies britanike, BBC e ka lajm kryesore situatën në Shqipëri. Deri në këto momente janë 29 viktima të gjetura.

Please follow and like us: