Albspirit

Media/News/Publishing

Guxim Alimani: Në Kosovë po bëhen llogari pa hanxhi…!

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and suit

Kadri Veseli me Donald Trump

 

Mos besoni… është e drejta juaj!

Përtej një refleksioni politik…
Jo nga kulltuqe analistësh e as nga preferenca miqësore nepotike, por pa e fshehur dhe nga disa parandjenja sufiste kam parashikuar dhe mediatikisht zhvillimet në Kosovë deri sot. E tani më lind prapë e drejta të ‘gaboj’!
Në Kosovë po bëhen llogari pa hanxhi..! Hanxhiu është në foto. Për 30 vjet as foton nuk ia kanë njohur… tani e njohin të gjithë.
Quhet “Luli” në luftë dhe Kadri Veseli në paqe. Ai do të vendos çfarë i takon të vendos, se Kosova është shtet, mdje i fortë (se më të fortët e globit e kanë bekuar e krijuar), por është protektorat i superfuqisë kozmike SHBA, të cilën e drejton ky burri në foto që quhet Donald Trump.
E ky President Trump duket që nuk i ka qejf as neo-marksistët e Albin Kurtit dhe as titistët e Ise Mustafës…!
E atëhere zgjidhja është në një zarf të vogël që tashmë është nisur nga Washingtoni… Vetëvendosja e mori sot postin e Kryeparlamentarit. Eshtë më i rëndësishmi formalisht pasi Kosova është Republikë Parlamentare.

Dy postet e tjere do t’i ndajnë Vjosa Osmani e Kadi Veseli. Do t’i pasohet kjo situatë nga një pakt politik nacional që vjen nga zarfi i mikut të Madh! Në daç besoni ose jo, por mos më gjykoni… prisni pak e merrni frymë thellë.

Në mos paçi durim e jeni nën indoktrinim sillni në kujtesë shprehjen e lashtë që dominon diplomacinë botërore ‘La raison du plus fort’, dmth ‘E drejta e më të fortit’.

Please follow and like us: