Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Gjergj Fishta, personaliteti që na mbushi me lavdi e sot na bën të skuqemi!

Image result for albina deda"

Albina Deda

 

Më 30 dhjetor 1940 në moshën 69 vjeç mbylli sytë përjetë At Gjergj Fishta.

Në të gjallë të tij e çdo ditë vepra e Fishtës na ka bërë krenarë jo vetëm në trojet tona, por në çdo cep të kontinetit e më gjerë.

Ai ishte prift françeskan katolik në fe, por mbati kolos i të gjithëve për Atdhe.

Përkufizimin ia dha vetvetes edhe në shtratin e vdekjes me testamentin: “Po vdes i kënaqun se punova për fe, Atdhe e për provincën tonë…”.

Sot kur shteti e qeveria bëjnë lloj-lloj festash me shpenzime marramendëse, duke sponsorizuar këngëtarë e drogaxhi, askush nuk kujtohet të nderojë Fishtën, burrin e madh që paqëtoi religjionet dhe zërin e kombit e ngriti deri në Washington.

“Harrojnë” të nderojnë anëtarin e 7 Akademive të Europës e poetin më prodhimtar në glob pas Nekrasovit.

Fishta ne na mbushi me lavdi, por ne nuk mundemi t’i riparojmë një shtëpi teksa po riparohen bunkerët e shtëpitë e përgjimit të diktaturës.

Kjo është e pafalshme dhe duhet të na bëjë të skuqemi, nëse na ka ngelur pak në damarë gjaku shqiptar.

Fishta nuk ka nevojë për nderimin tonë formal, por ne dhe brezat që vijnë kemi nevojë të lutemi përherë në atë rrënojë ku lindi ky burrë i naltë i Kombit.

Image may contain: 16 people, including Rovena Vata, Pandeli Koçi, Izet Duraku and Helena Halilaj, people smiling, people standing and outdoor

Image may contain: Helena Halilaj, standing, outdoor and nature

Image may contain: 3 people, people standing, tree, sky and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, mountain, sky, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, sky and outdoor

Image may contain: people standing, sky, mountain, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, mountain, sky, cloud, outdoor and nature

Please follow and like us: