Bledi Mane: SHQIPËRIA E DROGUAR!
Mos gënjeni veten kur shikoni kryebashkiakun e Bulqizës tek përulet dhe thith me hundë vizat e kokainës, ndërsa ju shokoheni nga pamjet. Ashtu siç Shqipëria ka plazhe të bukura dhe alpe mahnitëse, ashtu siç ky vend ka njerëz punëtorë dhe mafiozë, politikanë të ndyrë me shumicë dhe idealistë me pakicë…Shqipëria prej dekadash malloset e drogohet dhe ky është realitet.
Një vend evropian si ky i yni nuk i shpëton dot as shtresëzimit të popullsisë, as handikapeve mes të pasurve dhe të varfërve, as tendencave të fundit të modës, as simptomës kolektive të rrjeteve sociale, as globalizmit oksidental.
Çdo lagje e çdo qytet tashmë ka gangsterët e vet, poetët e vet, militantët e vet, drogaxhinjtë e vet, kurvat e veta, zengjinët e vet, besimtarët e vet, homoseksualët e vet, bixhozxhinjtë e vet, spiunët e vet.
Nëse partitë politike kanë grupseksionet e lagjes, besimtarë e krishterë apo muslimanë kanë kishën dhe xhaminë, përballë ushqimores është dhe furra e bukës, në kat të tretë ka shtëpinë baxhella, hajduti është një kat më lart, edhe drogaxhinjtë kanë mjedisin e tyre.
Një shoqëri si e jona depresive, e hallakatur dhe e mbytur me lajme makabre çdo ditë, me sherre politike, krime monstruoze, tallava, tangërllëk masiv patjetër që do gjejë prehje te institucionet fetare, te kurvëlliku, te bixhozi dhe te droga.
Stabilizator duhet të jetë arsimimi dhe iluminimi i popullatës por shkollat dhe universitet tona janë kthyer në klinika veterinare duke nxjerrë jashtë tyre qentë dhe macet e duke u strehuar ne humanët. E keni vënë re sa qenër të qetë e tolerantë ka rrugëve tona? Më thoni, kush leh, bërtet e kafshon më shumë rrugëve të Shqipërisë: qeni apo shqiptari?
Mos ulërisni si histerikë kur merrni vesh se një kryetar bashkie thith kokainë. Mua më shqetëson më shumë fakti se në sa duar trafikantësh ka kaluar ajo kokainë nga Bogota e Kolumbisë deri në Bulqizë të Shqipërisë.
Më dhimbset kryetari i bashkisë se nuk ka thithur kokainë por përzierës droge me paracetamol. Droga, kokaina e pastër veçanërisht të ftillon, të kthjellon e të bën më produktiv. Nëse do ishte mall i pastër sot Bulqiza do ishte si Korça pavarësisht se Niko Peleshi nuk është kryetar bashkie atje!

Please follow and like us: