Albspirit

Media/News/Publishing

Katiola Karoli: Thjesht një siluetë

Image result for pylli i dashurise

 

E zhvesha trupin nga ndjenjat.

As frikë, as lot, as mëri.

Nga trupi jashtë e flaka zemrën.

Për të mos ndjerë më dashuri.

 

E zhvesha trupin nga ndjenjat.

Dhe përpara teje dola…

Ti sërish hape krahët më përqafove.

E s’doje t’ia dije në të doja a s’të doja.

 

E zhvesha trupin nga ndjenjat.

E mbeta thjesht një siluetë.

Ti vazhdoje të më përqafoje.

Pa kuptuar se ish thjesht një trup pa jetë…

Please follow and like us: