Albspirit

Media/News/Publishing

Mira Kazhani shpërthen ndaj Blendi Fevziut

Fevziu: E papranueshme që gazetarët të paguhen nga shteti. Mira ...

Gazetarja Mira Kazhani dhe moderatori i ‘Opinion’ në televizionin ‘Klan’,  Blendi Fevziu, janë përfshirë në një polemikë të ashpër pasi Fevziu e konsideroi te papranueshme që gazetarët të paguhen nga struktura të tjera, duken patur parasysh rastin e Mira Kazhanit dhe Bieta Sulos, që paguheshin nga Ujësjellësi i Tiranes, nje ndermarrje nen varesine e Bashkise se Erion Velise.

‘Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit.

Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme’, u shpreh moderatori Fevziu ne tv Syri.

Fill me pas gazetarja Mira Kazhani i ka kujtuar Fevziut pasurinë e tij miliardëshe dhe vilën 5 milionë euro.

Kazhani shkruan se me miliardat e Fevziut nga ‘pushtetet’ bëhen emisione suksesi.

‘Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Istagram luksin e tij. Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar. Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu‘, shkruan gazetarja Mira Kazhani.

 

http://www.amshc.gov.al/web/bordi.php

 

https://www.osfa.al/bordi?fbclid=IwAR0RPmjNCi0E9W2qDymfxA4d85bI3hqulZ1-pUb97XuMQyzWnvlEq_TCdZY

 

 

 

Please follow and like us: