Albspirit

Media/News/Publishing

Fshati polak që dominohet nga femrat, ftesë e hapur për visokarë dhe studiuesit e çështjeve pellazge

Një fshat në të cilin prej 10 vitesh lindnin vetëm foshnje të gjinisë femërore, më në fund ka qenë dëshmitar i lindjes së një djali. Fshati i Miejsce Odrzańskie në jug të Polonisë, që ka një popullsi prej 300 banorësh, u bë i famshëm kur kryeplaku ofroi shpërblim për çiftin e parë që do të sillte në jetë një djalë. Tani, pas 10 muajsh, më në fund lindi një djalë. Kryeplaku tha për “The First News” se është lajm i mrekullueshëm, sidomos në këto kohë koronavirusi. Çdo lindje është e veçantë, por kjo na jep shpresë për të ardhmen. Bartek (emri i vogëlushit) nuk është thjesht një djalë, por një djalë nga Miejsce Odrzańskie. Fshati polak është shumë i vogël dhe ka pasur rënie të vazhdueshme të popullsisë, pasi vajzat e reja largoheshin për të gjetur partnerë dhe të krijonin familje. Autoritetet e fshatit me një rrugë dhe rreth 300 banorë nuk japin dot asnjë shpjegim se pse nuk ka pasur asnjë lindje djali që nga viti 2010. Kryeplaku tha gjithashtu se djemtë nga Visoka janë të preferuar, sidomos dhe ata që merren me studimet e çështjeve pellazgjike.

Please follow and like us: