MASHTRIMI LIGJOR ME SITUATËN ‘FATKEQËSI NATYRORE’
nga Prof.ing. Av. Sazan GURI
Një popull që e pëlqen mashtrimin, pa frikë mund të quhet bashkëpuntor me të. Më keq akoma, kur një popull nuk e vret mendjen sesi mashtrohet nuk quhet i urtë, por prore kalama.
Më datën 24 Mars, Qeveria ka shpallur “gjendjen e fatkeqësisë natyrore”, ku përfshihen edhe epidemitë. Mos e ngatërroni, ju lutna kur thonë shkodranët, me “gjendjen e jashtëzakonshme”. Gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të vendoset nga Këshilli i Ministrave në rastet e një fatkeqësie natyrore, me qëllim që të parandalohen dhe mënjanohen pasojat e rënda vetem për 30-ditë. Për zgjatjen e saj merret pëlqimi i Kuvendit, por duhen paraqitur argumentat, pse zgjatet dhe çfarë masash do të zbatojë qeveria gjatë ditëve të zgjatjes. Zgjatja nuk mund të jetë kurrë më shumë sesa afati fillestar 30 ditë, sepse kalohet në afatet e gjendjes se jashtëzakonshme që është gjendje më e rëndë. Kushtetua thekson “Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së masave të jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të kushteve për funksionimin normal të shtetit” (neni 170/4). Pra, a mund të merret një situatë e shkallës së dytë (e jashtëzakonshme) kur të dhënat e pandemisë në vend flasin për fazë të dytë, sepse të gjithë jemi dëshmimtarë se masat po lehtësohen dhe vetë ritmi i sëmundjes (kovid 19) është më i ulët.
Në ligjin ‘Për Mbrojtjen civile’, Neni 39, theksohet: Gjendja e fatkeqësisë natyrore: 1. Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë, jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit. Kujdes, jo më të gjatë se 30 ditë! Nga ana tjetër, Kushtetuta kërkon marrjen e masave që të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të kushteve për funksionimin normal të shtetit. Vetem për raste rreziku, Kushtetuta pohon, Neni 173/1 se: në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë. Pra, vetem ‘Gjendja e Jashtezakonshme’ zgjat 60 ditë, jo më shumë!
Mirëpo shqipëria dhe shqiptarët janë në ‘Fatkeqesi Natyrore-pandemi’. Që edhe kjo ka problemin esaj ose atë më vete. Sepse ata janë mbyllur apo karantinuar që më 9 Mars – që përbën mbyllje të paligjshme, sepse nuk ish nxjerrë asnjë vendim qeverie për shpalljen e fatkeqësisë. Kjo i shërbeu qeverisë me mashtru popullin dhe ligjin për afatet e zgjatjes. Kushtetuta jepte 30 dite, por 9 mars deri ne 24 prill jane 45 ditë. Por, Vendimi doli ne 24 mars-24 prill, që i mbetet 30 dite, pra ne rregull sipas kushtetutes, por pa përfshire 15 ditë më parë kur e nisi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë. Kështu që qeveria i ‘vodhi’ popullit 15 ditë, duke ja fshehur këtë pjesë të ligjit. Vendimi i dt. 24 prill është akoma më antikushtetues, sepse vendos afate 60 ditë-deri ne 24 qershor. Shtyrja mund të ishte gjithnjë e më pak, sesa vetë afatet e Gjendjes se Fatkeqësise Natyrore.
Afatet e vendosura në 24 prill (60 dite) janë afatet e gjendjes se Jashtëzakonshme, pa u shpallur ‘Gjendja e Jashtezakonshme’. Nga 23 Marsi, që u shpall ‘Fatkeqesi Natyrore’ – 24 prill, deri më 9 maj bëhen një muaj e gjysëm, ku kanë mbaruar afatet e Gjendjes se Fatkeqësisë. Shto këtu edhe 15 ditë ma parë qe ka nisur karantina (qysh prej 9 marsit) plot 2 muaj që dtth se kanë mbaruar krejt çdo afat i gjendjes se ‘Fatkeqesise Natyrore’. Normalisht, afatet e shpallura në Vendimin e 24 prillit bien, sepse nuk janë afate të Fatkeqesisë Natyrore.
Për sa më sipër, Policia po vepron në mënyrë të kundërligjshme me protestuesit, nëse i quajmë kështu se ajo vetëm protestë nuk ishte. Ata (protestuesit), kanë të drejtë, sepse janë jashtë kohës së afatit të gjendjes së emergjencës, ku Qeveria ka të shpallur zyrtarisht vendimin për fatkeqësi natyrore, pra për 30 ditë deri më 24 prill, jo për gjendje të jashtëzakonshme që lejohet për 60 ditë, duke e çuar në pakuptim dhe jo në përputhje me situatën shkallën e rrezikut sipas kushtetutës (105 ditë, 09 Mars – 24 Qershor).
Por a mund të rrish pa thënë dy fjalë, duke pyetur veten dhe ju të dashur miq të FB se:
- Si mundet Qeveria të lëshojë ‘pe’ nga Konventa e mbrojtjes së të drejtave të njeriut?!
- Si mundet Qeveria të pranojë e të nxjerrrë tanke dhe ushtri për situata jo lufte (e kategorisë së tretë), as gjendje e jashtëzakonshme (kategori e dytë e situatës), por për situata fatkeqësi natyrore?!.
- Si mundet Qeveria të ndërhyjë dhe të ashpërsojë ligjin e kodit penal për rastet që dikush pa dashje mund të infektojë një tjetër, që ti me detyrim t’i drejtohesh vaksinimit të detyruar?!.
- Si mundet Qeveria, nga gojat e liga të pranojë që vendi ynë të bëhet pjesë e eksperimentit për vaksinat?
- Dhe e fundit, si mundet Qeveria të vërë afatet e gjendjes së dytë (60 ditë), ndërkohë qe me vendim ka gjendje të fazës së parë, të cilën e ka tejkaluar atë?!.