Albspirit

Media/News/Publishing

Shkon në tualetin e trenit për karikimin e celularit… përdhunohet nga dy burra

​Shkoi në tualetin e një treni, por kjo vajtje i kushtoi rëndë, pasi u përdhunua. Viktimë e kësaj ngjarje është një vajzë e re, e cila udhëtonte në një tren me shpejtësi të madhe në Francë, nga Parisi në Miramar. Vajza shkoi në tualet për të karikuar telefonin e saj, por u ndoq pas nga një burrë, i cili e mbylli brenda dhe e përdhunoi. Pas kësaj një bashkëpunëtor i agresorit u fut gjithashtu në banjë dhe abuzoi me vajzën. E dhunuar dhe abuzuar sapo zbriti në Montelimar, vajza bëri padi në polici, ku denoncoi gjithçka që i kishte ndodhur. Vajza e përdhunuar kishte lindur në Montelimar, një komunë franceze në Rodano-Alpi-Costa Azzurra. Pas padisë së të dëmtuarës, dy agresorët u identifikuan dhe ndaluan nga policia.

Please follow and like us: