Albspirit

Media/News/Publishing

CHICAGO TRIBUNE, 1920/PRESIDENTI WILSON THEKSON SE SHBA DUHET TË KONSULTOHEN PËR ZGJIDHJEN E KUFIJVE SHQIPTARË

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 22 shkurtit 1920, në ballinë, shkrimin e medias amerikane “Chicago Tribune” në lidhje me reagimin e presidentit amerikan, Woodrow Wilson, për çështjen e kufijve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Presidenti Wilson refuzon ende Paktin e Londrës

 

Uashington, 21 shkurt.

 Shkresa e re e Presidentit lidhur me çështjen e Adriatikut kërkon zgjidhjen e problemit në bazë të marrëveshjes së dhjetorit të kaluar. Ajo e hedh poshtë kategorikisht Paktin e Londrës, por e lë derën të hapur për një kompromis.

Presidenti vuri në dukje se nuk ishte konsultuar për marrëveshjen e arritur në janar, të cilën ai nuk do ta kishte pranuar nëse do t’i kishin kërkuar mendimin i tij.

Presidenti proteston në veçanti kundër dhënies së territorit të Volosës në favor të Italisë. Ai mendon se të gjitha pyetjet në lidhje me fatin e ardhshëm të Dalmacisë duhet të zgjidhen nëpërmjet rrugës diplomatike; ai thekson më tej se Shtetet e Bashkuara duhet të konsultohen për zgjidhjen e kufijve shqiptarë. (Chicago Tribune.)

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/chicago-tribune-1920-presidenti-wilson-thekson-se-shtetet-e-bashkuara-duhet-te-konsultohen-per-zgjidhjen-e-kufijve-shqiptare/

Please follow and like us: