Albspirit

Media/News/Publishing

Terroristët që sauditët po kultivojnë në shtetet paqësore

 NICHOLAS KRISTOF

Cili vend mysliman e ka hero kombëtar një katolik që në shekullin 15 luftonte pushtuesit myslimanë? Cili vend mysliman është aq pro-amerikan që ka një përmendore të Bill Clinton-it dhe një dyqan rrobash që ka emrin “Hillary” e që gjendet në bulevardin Bill Clinton? Cili vend mysliman ka më së shumti në Europë qytetarë në proporcion me numrin e banorëve që luftojnë për ISIS-in? Përgjigja për të gjitha këto pyetje është një; Kosova”.

Sa herë që ka një sulm nga terroristët ekstremistë ne kthejmë kokën nga armiqtë tanë si Shteti Islamik dhe Al Qaeda. Por, ndoshta duhet të shikojmë edhe nga “miqtë” si për shembull Arabia Saudite.

Për dekada me radhë Arabia Saudite ka financuar dhe proklamuar Vehabizimin – një version të ashpër dhe intolerantë të Islamit. Kjo përhapje e Vehabizimit nëpër botë ka prodhuar terrorizëm natyrisht. Dhe nuk ka shembull më të mirë për ta dëshmuar këtë sesa vendet e Ballkanit.

Kosova dhe Shqipëria kanë qenë modele të një religjioni të moderuar dhe të tolerancës fetare, dhe siç dëshmon edhe statuja e Clinton-it, kosovarët falënderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë për parandalimin e një gjenocidi nga serbët në vitin 1999 (ka edhe shumë kosovarë adoleshentë që kanë emrin Tony Blair).

Prapëseprapë Arabia dhe vendet e Golfit kanë derdhur shumë para në këtë komb të ri këto 17 vitet e fundit dhe kanë ushqyer një ekstremizëm në këtë vend ku normalisht nuk ka pasur të tillë.

Siç ka shkruar edhe kolegia ime Carlotta Gall për radikalizmin në Kosovë, paratë e Sauditëve kanë transformuar vendin tolerant në një tokë të favorshme për xhihadizëm.

Arabia Saudite është duke e shkatërruar Islamin”, më ka thënë pikëllueshëm Zuhdi Hajzeri, një imam në xhaminë e vjetër 430 vjeçare këtu në qytetin e Pejës.

Hajzeri është i moderuar në stilin tradicional, tolerant të Kosovës – ai është i fundit në një linjë të gjatë të imamëve në familjen e tij – dhe tha se si rezultat ai kishte marrë shumë më shumë kërcënime me vdekje nga ekstremistët se sa ai mund të numëronte

Hajzeri dhe të tjerët i janë përgjigjur me anë të një faqe interneti, Foltash.com, që kritikon ashpër interpretimin e islamit nga Saudi Wahhabi.

Por ata thonë se janë mundur nga paratë e derdhura nga Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini për të mbështetur variante të ashpra të Islamit përmes botimeve, videove dhe materialeve të tjera.

“Sauditët kanë ndryshuar komplet Islamin me paratë e tyre”, ka thënë Visar Duriqi, një ish-imam në Kosovë i cili u bë gazetar që shkruan për ndikimet ekstremiste.

Duriqi citon veten si një shembull: Ai thotë se ai ishte indoktrinuar dhe u ishte nënshtruar një faze të ekstremizmit në të cilin ai bëri thirrje për vendosjen e ligjit të Sheriatit për të justifikuar dhunën.

Këto pamje tani do ta tmerrojnë atë.

Ky nuk është një problem i Kosovës, por një problem global.

Së pari kam hasur në ndikimet dëmprurëse saudite në Pakistan, ku sistemi shkollor publik ëshë për tu turpëruar dhe sauditët kanë mbushur boshllëkun duke dhënë ushqim falas dhe bursa të plota për studime jashtë shtetit për studentët më të mirë.

Po kështu, në vende të qeta si Mali, Burkina Faso dhe Nigeria në Afrikën Perëndimore, unë kam parë medrese të financuara nga të huajt që interpretojnë Islamin radikal.

Në Ballkan, Bosnja është prekur veçanërisht nga përkrahja Gulf për ekstremistët.

Së pari kam hetuar influencën e Sauditëve në Pakistan, ku sistemi i arsimit është në gjendje të mjerueshme dhe Sauditët e plotësojnë boshllëkun duke financuar linja të forta radikale me mësime falas, ushqim falas dhe bursa studimi për më të mirët.

Ende ka ndjenja të forta pro-amerikane. Po ashtu ekziston një pranim i gjerë për figurën e Nënës Terezë, e cila ishte shqiptare. Për më shumë, pas një serie arrestimesh të imamëve radikalë në Kosovë dhe Shqipëri, situata duket se është stabilizuar dhe xhihadistët duket se më nuk po udhëtojnë më për në Siri.

Unë nuk dua ta teproj.

Kam parë më pak persona me shami në kokë në udhëtimin tim nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri se sa në New York, dhe çdo xhihadist do të tmerrohej nëse do të shihet gratë me koka dhe krahë të zbuluar, për të mos përmendur pantallonat e shkurtra.

Por bota ka nevojë që të ketë biseda të vështira me Arabinë Saudite për rolin e saj. Nuk është se ajo me qëllim përhap shkatërrimin, më shumë se sa fakti se po sillet pakujdes, ka bërë disa përparime në frenimin e financimit të ekstremistëve, por shumë ngadalë.

Kjo është veçanërisht për faktin se fondet më të mëdha për financimin e ekstremizmit duket se vijnë nga bamirësia: Një nga aspektet më të admirueshme të Islamit është fokusi në bamirësi, por në vende të tilla si Arabia Saudite këto para nuk orientohen për të luftuar kequshqyerjen ose vdekshmërine e foshnjave, por për të shpërlarë trurin e fëmijëve në vendet e varfra dhe me paqëndrueshmëri ekonomike.

Kam pyetur imam Hajzerin nëse ai ishte i shqetësuar nga kërcënimet e huaja në Islam, si karikaturisti danez i cili u tall me Profetin Muhamed. “Karikaturistët mund të dëmtojnë vetëm ndjenjat tona” tha ai. “Por të dëmtojnë reputacionin dhe imazhin e Islamit? Kjo nuk ajo çfarë karikaturistët mund të bëjnë.Kjo është ajo që Arabia Saudite është duke bërë”.

Artikull i botuar në New York Time

Please follow and like us: