Albspirit

Media/News/Publishing

Elta Milori: Shqipëria bëhet me Arbër…

 

Nuk e dija kush ishte Arbri, shpesh ndjehesha e lumtur q një djalë aq i ri mbartte brenda vetes, aq shumë shpirt njerëzor, human, aq shumë vlera dhe si unë shumë bashkëqytetarë ndjeheshim shprësplotë, që Shqipëria ka dhe përfaqësues të një brez të ri, që e duan vendin  e tyre dhe një ditë do ta bëjnë atë.

Më pëlqeu slogani “Bamirësia nuk të varfëron”. E vërtet… në një kohë kur jemi bërë ujqër për njeri tjetrin,  ky djalë i ri as 30 vjeç, jep një mesazh kaq të madh dhe merr mbi shpatulla një inisiativë kaq fisnike.

E kam ndjekur në çdo emision, e kam parë që ka mundur të shpëtojë shumë jetë njerëzore, e kam parë të qaj me lot dhimbjeje për beteja jetësh të pafituara dhe të lumtur, për çdo jetë dhe betejë njerëzore të fituar.

Si unë të gjithë bashkëqytetarët e kemi ndier që Shqipëria bëhet me Arbër dhe ne duhet t’i mbështesim me shpirtmirësi dhe dashamirësi.

Lexova shumë për Fondacionin e “Fundjava Ndryshe” dhe u ndjeva mirë kur kuptova se;

– Arbër Hajdari e ka organizuar aktivitetin, sipas modeleve më të mira europiane. Po të lexoni emrat e bordit të këtij fondacioni janë personalitete, brenda dhe jashtë vendit.

– Fundjavë Ndryshe dhe Arbri, për punën e shkëlqyer e transparente janë dekoruar nga dy presidentë të Republikës së Shqipërisë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit (Lidership botëror në fushën e solidaritetit), para 3 viteve njeriu i vitit në Top Chanel, nga Ambasadori i BE në Tiranë Soreca, nga Kisha Mormone etj.

– Filip Morris dhe Amazon, ia besuan Arbrit ndihmat që sollën për Shqipërinë për tërmetin.

Zemra mal Arbër Hajdari, vazhdo përpara djalë, mos u ndal, ne kemi nevojë për rininë. Shqipëria ka nevojë për Arbër!

Please follow and like us: