Albspirit

Media/News/Publishing

Arbërie Nagavci: Cilësia dhe integriteti në arsimin e lartë 

 
Cilësia dhe integriteti në arsimin e lartë kanë vëmendjen tonë të plotë dhe po punojmë për të arritur rezultate konkrete në këtë drejtim.
Në takimin e sotëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, bashkë më Kryeministrin Kurti treguam dhe një herë përkushtimin dhe mbështetjen tonë për pavarësinë e këtij institucioni dhe të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ndërhyrjet politike në AKA i takojnë së kaluarës. Ne do të mbështesim institucionet e pavarura, ashtu si do të kërkojmë edhe përgjegjësi e transparencë të plotë dhe respektim të standardeve që qojnë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.
➡️ AKA në e kemi vendosur si prioritet në Programin tonë Qeverisës.
➡️ Kemi garantuar pavarësinë institucionale dhe financiare të AKA-së. E kemi gjetur Këshillin Shtetëror të Cilësisë të bllokuar, pa përbërje të plotë. Me procedura të shpejta dhe transparente kemi kompletuar KShC-në, kjo është vlerësuar pozitivisht edhe në Raportin për Kosovën të Komisionit Evropian.
➡️ Kemi aprovuar në Qeveri Projektligjin për AKA-në. Me këtë projektligj ne garantojmë procedura dhe standarde të cilësisë në arsimin e lartë, pavarësinë institucionale dhe financiare për AKA-në. Ligji nxitë shkëmbimet e studentëve dhe stafit akademik, ndikon në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, transferin e teknologjisë dhe dijeve, dhe krijon parakushte për ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës.
➡️ Kemi siguruar objektin për AKA-në. Një tjetër kriter ky për kthim në ENQA dhe EQAR.
➡️ Kemi dhënë përkrahjen e plotë për rregullativën e brendshme dhe standardet e cilësisë, siç janë Plani Strategjik i AKA-së 2021-2025, standardet e reja të akreditimit për nivelin bachelor dhe master, nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë.
➡️ Kemi inkurajuar AKA-në për nxitjen e bashkëpunimit me IAL-të dhe për transparencë të plotë.
➡️ Po i japim përkrahje AKA për ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës. Janë në proces zhvillimi i standardeve të reja të shkencave aplikative.
➡️ Kam pranuar Planin dinamik për kthim në ENQA dhe EQAR dhe besoj shumë që me bashkëpunimin e të gjithë hisedarëve të arsimit të lartë do të arrijmë misionin tonë të përbashkët për kthim në këto dy organizata ndërkombëtare.
Rruga përpara për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë është e gjatë dhe me plot sfida, andaj dhe vullneti e angazhimi ynë i parreshtur deri në arritjen e rezultateve të synuara. E lumtur që si ministri kemi përmbushur pothuajse të gjitha obligimet tona në raport me AKA-në. Kënaqësi që bashkë me Kryetarin e Komisionit për Arsim, zt. Ardian Gola, deputet, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, drejtues të institucioneve të arsimit të lartë, të shoqërisë civile e partnerë tjerë, ishim me të njejtat qëndrime sa i përket synimit tonë për cilësi, integritet e transparencë në arsimin e lartë.
Please follow and like us: