Sergio Mattarella rizgjidhet Presidenti i Italisë
Sergio Mattarella rizgjidhet Presidenti i Italisë. Në ditën e gjashtë të votimit u arrit marrëveshja për kreut e shtetit, i cili do të jetë 81 vjeçari. Votimi i tetë, ai vendimtar, filloi në orën 16.30. Tre orë më vonë erdhi edhe ajo që pritej në shtetin fqinj. Sergio Mattarella rizgjidhet për të dytën herë Presidenti i vendit.
Ndonëse partitë politike u përpoqën për ditë më rradhë për të gjetur një emër të ri, marrëveshja nuk u arrit, duke i kërkuar Sergio Mattarellas të qëndronte edhe një mandatë tjetër në detyrë.
Mattarella pritet të rizgjedhet zyrtarisht më vonë të shtunën. Duke shpallur vendimin e Mattarella-s për të qëndruar në detyrë, ministrja për Çështjet Rajonale, Mariastella Gelmini përshëndeti “ndjenjën e përgjegjësisë dhe lidhjen e tij me vendin dhe institucionet”.
Partitë në koalicionin qeverisës të Italisë ranë dakord ta rizgjedhin atë të shtunën pasi shtatë raunde votimi dështuan për të zgjedhur një kandidat alternativ dhe zbuluan ndarje të thella në qeverinë e koalicionit të Draghi.