Deputetja ukrainase: Gratë tona do e mbrojnë vendin ashtu si dhe burrat!
Teksa sulmet e Rusisë mbi Ukrainën vazhdojnë, qeveritarët i janë bashkuar ushtrisë për të mbrojtur vendin e tyre. Këtë gjë ka bërë dhe deputetja Kira Rudik, e cila së fundmi ka treguar se di si të mbajë armë, e po ashtu dhe si të përdorë kallashnikovin. Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se gratë ukrainase po mbrojnë vendin e tyre ashtu si burrat, teksa shton se pak ditë më parë kjo gjë i dukej jo e vërtetë. “Mësova si të përdor Kallashnikov dhe si të mbaj armë. Tingëllon surreale pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më vinte kurrë në mendje. #Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si #burrat tanë . GO #Ukrainë “, shkroi deputetja ukrainase.
Please follow and like us: