Djaloshi i pashëm shqiptar nga Kosova që ra në betejë për lirinë e saj
Ky djalë i hijshëm, shqiptar nga Kosova, Enver Haradinaj që mund të konkuronte si mashkull më i bukur në të gjitha pasarelat e botës ka lënë jetën e vet për lirinë e Kosovës dhe kjo e bën edhe më të pangjashëm portretin e tij!
Mesazhi i Ali Ahmetit
Sot i bashkohemi me nderim kujtimit të familjes atdhetare Haradinaj në përvjetorin e 17-të të ndarjes nga jeta të birit të tyre Enverit, veprimtarit të çështjes kombëtare dhe luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bashkë me Luanin dhe Shkëlzenin ishte zë i fuqishëm kushtrimi i lirisë dhe jehona e tyre u bë forcë e frymëzim veprimi kombëtar nën një ideal, atë të çlirimit nga kthetrat e padrejta të okupimit.
E nderuara familje Haradinaj, të rroni e ta kujtoni gjithmonë me krenari kontributin e bijve tuaj në rrugën e lirisë!
Please follow and like us: