Kolë Jakova dhe Qamil Buxheli takohen me lexuesit
Dikur po edhe tani takimet e shkrimtarëve me lexuesit ishin janë një ngjarje e madhe. Natyrisht kur kishe para dëgjues që e kishin lexuar veprën tënde. Por kishte edhe nga ata që s’lexonit dhe mund të ngatërronin gjithçka, autorin, veprën dhe për çfarë shkruhej në atë libër. Kolë Jakova dhe Qamil Buxheli, dy shkrimtarë humori, shkuan në një kooperativë për bashkëbisedim. Kryetari i kooperativës thotë:
– Sot është një ngjarje e madhe në kooperativën tonë. Mes nesh është shkrimtari i shquar (nuk iu kujtua emri i Kolës) Tuka Jakova…
– Bashkë me të edhe Bedri Spahiu, tha Qamil Buxheli që e kuptoi se kryetari kishte ngatërruar “armiqtë e paradokohshëm” me shkrimtarët e tanishëm.
Please follow and like us: