GJKKO merr të pandehur ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka marrë të pandehur ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Dedja akuzohet për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
Kujtojmë se Dedja nuk kaloi procesin e vettingut për shkak të problemeve me pasurinë, ndërsa SPAK nisi më pas hetimet për këtë akuzë.
Në prill të 2021, shkalla e parë e GJKKO-së vendosi sekuestro pasurive të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, më konkretisht u sekuestrua një apartament me sipërfaqe 60 m2, në zonën Kryemedhenj në Golem, si pasuri e pajustifikuar me burime të ligjshme të ardhurash./ rtsh.al
Please follow and like us: