Albspirit

Media/News/Publishing

Idro Seferi: Për krimet në Ballkan dhe më gjerë…

Garat politike për ta mohuar gjenocidin ose ndonjë krim tjetër të rëndë kundër njerëzimit vazhdon jo vetëm në ish-Jugosllavi, por në shumë vende të botës. Shtetet që kryesisht i mohojnë krimet e luftës pavarësisht a i quajnë ato gjenocid ose krim të rëndë zakonisht nuk i takojnë vendeve me një të ardhme të ndritur dhe demokratike. Katarsi në Ballkan duhet të ndodh pasi ky është problem më i madh se sa çdo problem tjetër, se sa njohjet, se sa marrëdhëniet bilaterale, se sa marrëdhëniet ekonomike. Kur përmendet Srebrenica si sot gjithmonë më kujtohet kur baba e thirr Nerminin e mitur me u kthy në fushë edhe ajo pjesa kur para se me e vra e pyesin a je i virgjër? Isha tu e kërku shkrimin tim për këtë rast, por vendosa që s’ka rëndësi!

Krimet në Ballkan kanë emër edhe viktimat po ashtu. Por, pa u sqaru çdo viktimë nuk ka të ardhme. Parlamenti i Shqipërisë nuk më çudit pasi duket qartë që kurrë nuk ka qenë një parlament intelektualësh dhe një shtet që ka marrë pjesë shumë në zhvillime rajonale. Vetëm një herë Ilir Meta, si Ministër i Jashtëm ka qenë në një përvjetor të Srebrenicës. Dhe, askush asnjëherë nuk ka qenë atje. Srebrenicën e keqpërdorin shumë shtete, por pavarësisht se kush si e quan krimin atje, Srebrenica ngelet turpi jo vetëm i historisë së Bosnjës, Serbisë apo Ballkanit, por turpi i botës.

Kam qenë shumë herë në Srebrenicë, kam miq shumë edhe boshnjakë edhe serbë të këtij qyteti, njerëz me të cilët më ka ndodh me na nda dhomën ose mjeshtër serbë që ma ka rregullu makinën pa pare mos me me lënë në rrugë me vetëm një porosi: me raportu edhe jashtë datave e përvjetorëve të këtij qyteti pasi njerëzit që jetojnë aty janë të lodhun edhe të vetmum si shumica e njerëzve në Ballkan të lodhun prej politikës. Parlamenti i Shqipërisë nuk është dashtë me përdorë Srebrenicën për larje hesapesh mes veti! Të gjithë ata që e kanë përdorë këtë ngjarje për politikë dhe çdo krim në rajon pavarësisht se kush janë viktimat le ta mendojnë veten në vend të Osmanit që e thërret Nerminin edhe në fund të dy vriten me plumb në kokë e duar të lidhura me tela. Pse? Kjo është pyetja për shumcka që ka ndodh në Ballkan këto 30 vitet e fundit.

Lavdi të gjitha viktimave civile të çdo lufte!

Please follow and like us: