Kërcënimi bërthamor – Ç’është lufta bërthamore?
Kërcënimi bërthamor – Ç’është lufta bërthamore?
11 Mars 2022 – (“De Avondshow met Arjen Lubach” (S1) VPRO – Holandë
(Ekstrakt – Sky Division, Maj 2022)
[ E kemi fjalën për kërcënimin bërthamor, ose thënë ndryshe për luftën bërthamore. Të gjithë i frikësohen, e megjithatë s’e kemi një pasqyrë të qartë se ç’është kjo luftë. Kështu që na duhet të dimë më shumë për të. ]
– – –
– më duket gjithçka aq e ndërlikuar, mirëpo për fat korrespondenti ynë i çështjeve bërthamore Tex Wit ndodhet në Uashington, Tex, a më dëgjon Tex, Teksi… Teksi
– Po, të dëgjoj
– Teksiii…
– Po po, ndalo
– hej Teksiii…
– po, ndalo, kanë filluar këtu ndalojnë të gjitha makinat e verdha
– sorry Teks, mendon ti se Putini mund ta hedh një bombë bërthamore?
– epo, shih, nuk është ky thelbi, bëhet fjalë nëse Joe Biden (prapa meje), nëse ai mendon se Putini mund ta bëjë këtë…
– ah po, në rregull, sigurisht, por atëherë mendon ti se Biden e mendon këtë?
– mund të jetë, vetë kurrë s’flas me të, por më e rëndësishmja është që Putini mendon se Biden mendon se Putini është i aftë ta bëjë këtë…
– mirë, ama kur bëhet fjalë nëse Putini mendon se Biden mendon se Putini është i aftë ta bëjë këtë, a nuk duhet ta bëjmë Putinin të mendojë se Biden mendon se Putini është i paaftë për ta bërë këtë?
– joooo, natyrisht jo, sepse pikërisht atëherë ai e bën…
– ah po, natyrisht, dhe unë budallai…
– ajo që Biden më mirë ta bënte do ishte ta bëjë Putinin të mendojë se Biden mund ta bëjë këtë, nëse Putini dyshon dhe vetëm një grimë se Biden nuk mendon se Putini mendon se Biden mund ta bëjë këtë, atëherë sigurisht që e kemi një problem të madh…
– në këtë shembull (e ke fjalën, por jo realisht) – natyrisht, në këtë shembull
– ok, po, por jam gjithashtu kurioz se ç’mendon për këtë korrespondenti ynë i çështjeve bërthamore në Moskë – Diderik Smit, mirësevjen…
– sigurisht
– a mendon ti se Putini do ta shtypë butonin e kuq?
– epo, është e rëndësishme që… meqë ra fjala, mund ta bësh që Teksi t’mos më dëgjojë?
– po, është e mundur, ia lëshojmë pak muzikë pritjeje, Teks na dëgjon tani…
– ok, flm, shih është e rëndësishme që Biden mendon se Putini është i çmendur, se ai është i aftë për çdo gjë, në realitet Putini i ka harruar ato kodet (e bombës), por ky sekret s’duhet të rrjedh në publik
– uuu uau, në rregull, vetëm sa ta vë rishtas në linjë Teksin
– nuk dëgjoheshit për pak kohë, por nëse Dideriku prapë me atë historinë e tij se Putini i ka harruar kodet, atëherë ne thjesht s’e ‘blejmë” marrëzinë e tij…
– Diderik…
– a bën të shurdhohet Teksi përsëri, shih kjo është top-mrekulli, sepse Teksi tani mendon se unë mendoj se Teksi mendon se po përpiqem t’i tregoj atij se Putini i ka harruar kodet, e dija se ai do t’mendonte se unë mendoj se ai mendon se do ta bëja…
– po a, aq e mençur kjo…
– ore… unë po ju dëgjoja qartë këtu në Uashington, mendoj se dhe Dideriku e dinte këtë, kështu që tani po përpiqet t’më mbush mend se ai mendon se s’mund ta dëgjoja, se ai mendon që unë po mendoja se përpiqej t’më tregonte se Putini i ka harruar kodet, por me këtë rritet rreziku shumë më shumë që çështja të dalë jashtë kontrollit…
– oh, tani unë po e rritkam rrezikun që të dilet jashtë kontrollit, pikërisht kjo është retorika kërcënuese që i bën gjërat të përshkallëzohen…
– ti e di shumë mirë që s’duhet t’na shitesh atje dhe si spiun-polic shoku… kamaradski
– pse, ç’deshe të bësh, ti i çmendur…
– kujdes, unë kam jiu-jitsu…
– mirë, e çfarë pastaj, unë kam sudoku, çfarë deshe të bësh, s’do bësh gjë ore…
– nuk bëj asgjë, nuk bej asgje jooo, je i sigurt… në rregull, e kjo tani… pra tani është në interesin e Diderikut që t’mos bëjë asgjë si revanshim…
– djema, djema… djema – larg nga syzet e mia – haloo… djema… hej dejam, me qetësi, djema… desha të di dhe si e shohin rusët mesatar…
– eh, njerëzit këtu në Moskë s’e kuptojnë dhe aq shumë… hm, kam përshtypjen i kemi ngatërruar vendet tani…
– mirë, mendoj se do e mbyllim këtu, kaq ishte deri tani…
Përgatiti S. Guraziu.