Ilir Levonja: Ibseni dhe ata që presin mbrapa derës
Unë nuk e kam të drejtën e votës tek PD-ja sot, por po ta kisha do votoja Ibsen Elezin. Arsyeja, shumë e thjeshtë, mori kurajon dhe kandidoj përballë Sali Berishës. Shumë vemje përqark apo brenda Partisë Demokratike, presin të vdesi Sali Berisha që të kandidojnë. Sali Berisha 77 vjeç hap garën, me firo apo pa firo, hap një garë, të gjithë tërhiqen. Njëri fillon ankohet si kurvat, tjetri bëlbëzitet nëpër medie më keq nga kurvat.Po hë pra, a doni të ndryshoni partinë, dilni. Partia është vullnet i prirjeve politike për të bërë më të fortë vendin tënd. Ndaj vota ka rëndësi të madhe për këtë proçes. Askush nuk del të ofroj një program, por fillon me kicimicet e alabakëve që rrinë prapa derës. Nuk mund të bëhesh kurrë një lider i madh pa u ndeshur me një të tillë. Dhe fakti po tregon se PD-ja do e vuaj gjatë këtë. Ose do vazhdojë në atë rrugën perverse të Partisë Socialiste, ku uni absolut mund të shpalli veten mbret në çdo moment. Madje e keni publikisht të transkriptuar edhe pasardhësin. Eshtë po ai subjekt mes Boris Jelcinit dhe Vladimir Putinit (1999). Edi Rama sot ka një pushtet absolut sa që nuk e ka problem të deklaroj kursin politik të një vendi, nga Perëndimi apo Lindja, edhe pse është votuar me një pjesëmarrje të ulët prej 38% të popullsisë. Pra ofroni ndryshimin, jo mënjanimin, ofrojeni por përmes votës ama, jo përmes përjashtimeve dhe vetos, është e imja tepsia, e dua të gjithën. Bëni si them unë etj. Si rasti i bythpambukut Lul Basha. Sot Partia Demokratike nuk do ishte han me dy porta nëse Lul Basha do i kishte dhënë prioritet votës në vendimamrrje, jo vetos përjashtuese. Ibseni është për t’u përgëzuar. Nuk demokratizohet apo forcohet një parti politike me mënjanim. Berisha lufton fort, fort luaj edhe ti. Ofro programe paralele, ofro bindjen tënde sepse jam mendje mbushur që aty ka plot kapacitete. Ndofta keqardhjen më të madhe të këtij mënjanimi e ka ndjerë i pari, vet, Sali Berisha. Ibseni nuk ndenji mbrapa derës dhe shpotiti mureve të fejsbukut, por ofroi një alternativë. Dhe ju si votues nëse shkoni aty me ndjesinë që njërin ta lartoni e tjetrin ta menderosni, gaboni. Gara duhej të ishte më e plotë dhe ai që e dha këtë mundësi qe pikërisht Sali Berisha. Shkurt, fiton apo nuk fiton ky Ibseni, i duhet thënë bravo, është dukshëm një bagazh me taban demokrati. Ndaj meriton t’i hiqet kapelja. Të tjerat janë një degradim i zakonshëm i botës shqiptare.