Jep dorëheqje diplomati rus në OKB: Kurrë nuk kam qenë kaq i turpëruar nga vendi im
Gjenevë, 23 maj 2022 – Diplomati rus në OKB në Gjenevë, Boris Bondarev, ka dhënë dorëheqje, siç ka thënë, “për shkak të luftimeve “të përgjakshme, të pamenduara dhe absolutisht të panevojshme” në Ukrainë.
Në letrën e dorëheqjes, Bondarev shkruan se ai kurrë nuk ishte turpëruar nga vendi i tij sa nga agresionirus ndaj Ukrainës.
“Gjatë karrierës sime 20-vjeçare kisha parë kthesa të ndryshme në politikën e jashtme të vendit tim, por kurrë nuk kam pasur kaq turp për vendin tim sa më 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin e Ukrainës”, ka shkruar ai.
Please follow and like us: