Ismail Xhaferi: Në pritje…
Unë të pres të vish patjetër,
(U dogj shpirti brenda meje)
Eja në këtë fundvjeshte,
Eja me një fjollëz reje!
Unë të pres të vish papritur,
Të vish në këtë fund vjeshte,
Merr mbi buzë një copëz mall,
Zgjo në sy nje buzëqeshje!
Eja pra këtu tek unë,
Në dhjetor a në janar,
Eja kur të fryjë pak erë,
Eja me borën e parë!
Unë do pres gjer sa të thinjem,
Si një murg ulur pas dere,
Në mos vjen dot me dëborën
Eja me një shi pranvere!
Unë të pres se ndoshta vjen,
Sapo prilli do të shfaqet,
Eja bashkë me dallëndyshet,
Eja bashkë me manushaqet!
Nëse s’vjen me dallëndyshet
Si një zonjë e bukur stisur,
Bëhu ëndër ndonjë natë
Bëhu ëndërr edhe nisu!
Please follow and like us: