Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Fjalët që shkrijnë akujt…

NËSE NE…
“Mendimet tona janë vibrime elektromagnetike, që, kur i shprehim në formë falënderimi, lutjeje apo dashurie karshi ujit që e pimë, mund të bëjnë mrekulli shëruese”, Vlora Obertinca.
“Shkencëtari japonez, dr. Masaru Emoto ka bërë një eksperiment me ujë. Kërkimi i dr. Emotos demonstron atë që vibrimi elektromagnetik (mendimi) i energjisë njerëzore, mendimet, fjalët, idetë dhe muzika, ndikojnë në strukturën molekulare të ujit. (Nga libri i tij “The message from water”).
Doktori vazhdoi me eksperimentin e tij, duke e parë se si ndikojnë mendimet dhe fjalët në ujin e pangrirë. Kështu mori shishet me ujë dhe ndër to gjatë gjithë natës vendosi fjalët e shtypura “faleminderit”, “të dua” dhe “jam mirënjohës”.
Kristalet e ngrira, të fotografuara nga këto fjalë të mira, tregojnë kristale simetrike gjeometrikisht, me forma nga më të bukurat që mund të perceptojë mendja e njeriut. Në anën tjetër, vendosi fjalët e shtypura: “ti më sëmur”, “do të të vras” dhe çuditërisht, format e kristaleve të ngrira tregouan forma neveritëse të paformuara dhe të shëmtuara.
Eksperimenti i dr. Emotos na e ka konkretizuar gjallërinë, inteligjencën dhe kujtesën e ujit. Sipas kësaj logjike të gjetjeve të dr. Emotos, ka diçka që korrespondon në mes vete si faktorë shërues. Mendoj, që nuk është rastësi përbërja e tokës nga 70% ujë, që korrespondon me 70% të përbërjes së ujit në trupin e njeriut. Kur uji me ujë bie në kontakt, duke qenë që përmban edhe kujtesën dhe inteligjencën e vet, krijon balancë emocionale e me të edhe efekt shërues.
Merreni me mend sa mirë do t’i bëjmë shëndetit dhe trupit tonë, nëse ne, me fuqinë e mendjes sonë, i dërgojmë dashuri ujit që e pimë çdo ditë. Ky ujë do të shndërrohet në ujë shërues, pa pasur nevojë të përdorim çdo ditë kaq shumë kimikate nga ilaçet që i marrim shpeshherë dhe të panevojshme”
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” të autores Vlora Obertinca.
Please follow and like us: