Albspirit

Media/News/Publishing

Amarda Ekmeçiu: Happy birthday to me!

Happy birthday to me!
Asnjëherë nuk shkrova kështu për nënën time.
Me symbyllur dëgjoja se si i dilnin fjalët me zërin që i dridhej. Sybyllur se nuk duhet të shihja buqetën me trëndafila të bardhë që mbante në duar. Nuk i shpëtova dot emocioneve.
Më thanë se në 8 Janar do të takoja një engjëll dhe unë nuk e besova. Nuk mendoja se engjëjt me krahë ekzistojnë dhe, nëse ekzistojnë do të jenë vetëm në parajsë.. por kush do të dërgonte një engjëll për mua?!
Megjithatë shkova në vendin e takimit. Përreth meje kisha një parajsë me trëndafila të bardhë dhe nuk i shpëtova tundimit të zgjedh disa prej tyre. Pas 46- të minutash e gjeta veten me 46-të trëndafila duke imagjinuar… dhe ti u shfaqe përballë meje. Nuk kishe krahë as kurorë. Nuk ishe e veshur me të bardha, por mjaftoi zemra jote e bardhë për ti dhënë shkëlqimin vendit. Dhe shkëlqimi yt ndriçoi gjithë botën time me një mënyrë që askush tjetër nuk mundi. Dashuria jote prej nëne, forca jote, mbështetja, buzëqeshja, përqafimi, këshillat, fjalët dhe gjithë ekzistenca jote të bënë shembullin tim dhe personin që admiroj çdo ditë e më shumë.
Ishte 8 Janar kur engjëlli im lindi dhe unë e kam para syve të mi çdo ditë. Ishe ti mami im. Trëndafilat që mbaj në duar janë shprehje e dashurisë se sa shumë të dua!
Me shumë dashuri nga Koralia!
Please follow and like us: