Ferdane F. Sahiti: Lokja ime, Hanë
Lokja ime, Hanë, dritë e ndezur në zemër
Lokja ime që mban më të bukurin emër
Lokja ime që pranverë sjell në çdo stinë
Dimrat s’të arrijnë ty, por ti dimrat shkrin.
Toka ndihet e bekuar aty ku vendose këmbët
Bjeshka më e lartë e dhimbjes para teje shembet
Të tana mrekullitë e botës në ty pikënisjen kanë
Përmallshëm të kujtojnë zemrat që ty të pane.
Mirësia jote gjallëroi çdo lule të vyshkur
Bane të buzëqeshur çdo fytyrë të ngrysur
Ti jo vetëm emrin Hanë e kishe
Por pa dritë e nur kurrë nuk ishe.
Please follow and like us: