Albspirit

Media/News/Publishing

AMBASADORI I SUEDISË NË KOSOVË MBAN LIGJËRATË NË KOLEGJIN AAB

14 Janar 2023

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Sh.T Jonas Westerlund, ka zhvilluar ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB me temën “Politika e jashtme e Suedisë”, ku foli rreth përvojave që ka pasur dhe raportet e shtetit suedez me Kosovën.

Historinë e tij si diplomat, Z.Westerlund, e filloi duke kujtuar vitet e ‘90-ta, veçanërisht korrikun e vitit 1998, ku tha se Suedia organizoi një konferencë të shoqërisë civile, që kishte të bënte me luftën në Kosovë në të cilën promovonin paqen dhe nuk pranonin assesi dhunë e konflikt.

“Në atë kohë ishte një student që kërkonte me ngulm ndërhyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, për të ndaluar Serbinë, dhe unë e cilësoja këtë si naivitet. Por ajo ndodhi. Trupat e NATO-s ndërhynë dhe kuptova se naivi isha unë. Sot studenti në fjalë është kryeministri juaj, Albin Kurti”, tha Westerlund, ndërsa e vlerësoi këtë moment si historinë më interesante të karrierës së tij deri në ditët e sotme.

Z.Westerlund, vazhdoi tutje duke përmendur edhe largimin e popullsisë suedeze në shekullin e XIX-të në ShBA, të cilën e krahasoi me gjendjen e tanishme në Kosovë, ndërsa tha se mund të ketë edhe ndikim pozitiv, pasi popullsia suedeze ishte kthyer për të investuar nga ShBA-të dhe shërbeu si ndihmë që Suedia të shndërrohej në një fuqi ekonomike.

Ambasadori Westerlund shtoi se Suedia do vazhdojë mbështetjen për Kosovën, të fokusuar në zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, arsimin, dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera me rëndësi për vendin.

Nga studentët e Kolegjit AAB, u parashtruan pyetje që ndërlidheshin me politikën e jashtme të Suedisë, anëtarësimin në NATO, luftën kundër korrupsionit, edukimin dhe tema të tjera.

AMBASADORI I SUEDISË NË KOSOVË MBAN LIGJËRATË NË KOLEGJIN AAB

Please follow and like us: