Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Manxura: Dimër…

Dimër.
Akoma dimër…
Mjegullnajat e lodhshme
Vallëzojnë ngadalë
Duke lagur mbrëmjet e ftohta
Nën një ritëm të stërgjatur.
………………
Tek shtrati ynë
Çarçafë të bardhë si mjegullnajë
Pas çdo vallëzimi
Të gjitha lagështitë… na i thithin
Nën një ekstazë të pamatur.

 

Please follow and like us: