Albspirit

Media/News/Publishing

Dënohet me vdekje gruaja shtatzënë, dogji foton e liderit islamik

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur së fundmi në Iran. Bëhet me dije nga mediat e huaja se autoritetet iraniane kanë dhënë dënimin me vdekje për një grua shtatzënë me origjinë kurde, e akuzuar se i vuri zjarrin një fotografie të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini. Sipas mediave vendase, gruaja rrezikon një “ekzekutim të afërt”. Nga ana e saj, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka bërë thirrje për “veprim urgjent” për të kundërshtuar vendimin. Në fillim të janarit, gjyqësori iranian dënoi me vdekje një djalë 18-vjeçar i akuzuar se kishte “drejtuar” trazirat në Iranin verior, në qytetin Nushahr. Dënimi i ri kishte ardhur disa ditë pas atij të dhënë ndaj Mehdi Mohammadi Fard dhe Mohammad Boroghani, të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç të arrestuar në kuadër të protestave të vazhdueshme që kanë karakterizuar vendin që prej 17 shtatorit të kaluar, të cilat shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini, vajzës kurde 22-vjeçare e cila vdiq pasi u arrestua nga Policia e Moralit. Policia për shkeljen e kodit të veshjes kërkon që gratë të mbajnë mbulesë. Më 9 janar, tre persona të tjerë u dënuan me akuzat për vrasjen e tre anëtarëve të forcave të sigurisë gjatë protestave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të individëve të dënuar me vdekje në lidhje me mobilizimin e dhunshëm në 17. Muajin e kaluar, Majidreza Rahnavard, 23 vjeç, u var në publik pasi u dënua nga një gjykatë në Mashhad (në Iranin verilindor).

Please follow and like us: