Reforma në Drejtësi/ Meta: Përgjegjësinë për situatën e ka PS dhe Fatmir Xhafa
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka thënë sot gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve se situata e krjuar për Reformën në Drejtësi është idiote. Sipas tij, përgjegjësinë për këtë situatë e ka Partia Socialiste dhe kryetari i Komisionit të Posacëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa.
Meta tha gjithashtu se ka kërkuar mbledhjen e komisionit, por ajo nuk është zhvilluar. Ai ka kërkuar praninë e Fatmir Xhafës në konferencën e kryetarëve.
“Faktet idiote politike kanë shoqëruar këte reforme. I kam kërkuar Xhafës që të bëjë mbledhjen e komisionit për të reflektuar marrëveshjen e arritur me partnerët ndërkombëtarë.
Kjo senacë nuk është zhvilluar. Zoti Xhafa dje ka bërë një deklaratë, pasi kanë ardhur anëtarët e komisionit të PD dhe LSI dhe duhet të vijë këtu me të gjithë ekspertët.
Sepse historia e telefonit të prishur që do të luftojë korrupsionin ka mbaruar. Kam kërkuar që kur është bërë raporti final që të mblidhen të gjithë aktorët politikë. I bëjë thirrje zotit Xhafa të vijë këtu, boll janë dëmtuar procedurat parlamentare”, tha Meta