Gjekmarkaj kundër ambasadorit amerikan: Lëri mesazhet kërcënuese, rikthe konsensusin
Puna e pedagogut që bëj në Universitetin e Tiranës më detyron të kaloj nga ‘Rruga e Elbasanit’, ku gjendet Ambasada e SHBA-ve! Në mënyrë instiktive e shoh me admirim atë ndërtesë. Në kuptimin figurativ ajo përfaqëson lirinë dhe demokracinë e shkallës sipërore për popujt. Gjithashtu them me vete ‘Zoti e bekoftë Amerikën’, përsa e ka ndihmuar Shqipërinë dhe Kosovën, pa ndihmën e të cilës fati ynë do ishte tragjik. Si ndihmë të madhe e kam konsideruar edhe investimin e tyre e të ambasadorit Lu për Reformën në Drejtësi. Diçka më bën përshtypje të thellë. Sot flitet për një SMS kërcënues, që Ambasada u dërgon deputetëve për të votuar Reformën në Drejtësi! Një pyetje më del furishëm nga xhani. Meqenëse ne paskemi deputetë kaq të shantazhueshëm i bie që disa prej tyre paskëshin histori të errët! Pse Amerika nuk e ka ushtruar autoritetin e saj të padiskutueshëm në këtë vend, që ata të mos zgjidhen? Kur mendoj që Parlamenti i vendit tim është kaq i shantazhueshëm, ndiej keqardhje të madhe për veten, familjen, shoqërinë dhe kombin tim. Gjithsesi, ndonëse nuk jam jurist, më ngjan e pavend që parimi i Nuland dhe Hahn nuk u zbatuakësh gjithkund njëlloj, me të njëjtën logjikë mbi të gjitha institucionet? Po kaq, sulmi kryqëzues mbi opozitën e vendit tim, e cila shpreh ndjeshmëri reale të kësaj shoqërie, sepse shoqëritë janë mekanizma të gjallë e jo lëndë drusore, plastelinë, apo gur, që çahet me dinamit, lë pikëpyetje për standardet e nesërme demokratike! Opozitat kane balancuar ne mungese te pavaresise se institucioneve mujsharine e pushtetit ne shqiperi! Gjithmone. Me gjase Basha nuk ka bere asnje kerkese te re, por konsensusi i arritur nuk eshte formalizuar qellimshem. Kthehem tek ideja e vjeter se Edi Rama kerkon deshtimin e reformes per ta shnderruar ne kauze ekektorale nje kauze kjo jakobine ne menyren sesi do te prezantohet per te evituar cdo debat mbi deshtimet e qeverise duke u perqendruar tek drejtesia” dhe “padrejtesia”. Oferta Nuland dhe Hahn, pergezimet e Merkel dhe Nuland e te tjere personazheve, dje dukshem e trishtuan Kryeministrin. Ai kuptoi se kauza elektorale, bashke me koalicionin politik po i therrmohet. I duhet deshtimi i Reformes. Ambasadori Lu me mire sesa te harxhoje kohe me mesazhe kercenuese, te cilat mund te bejne efekt mbi deputetet, por jo mbi standardet eshte mire te riktheje konsensusin, jo per t’i dhene bonusin e nje pune te gjate Lul Bashes, por sigurine dhe paqen sociale Shqiperise, autoritetin moral reformes! Ambasadori Lu ju mund ta beni kete tani, sot dhe neser te gjithe do u jemi mirenjohes pa medyshje, pa hipokrizi, por me bese shqiptaresh!