Blushi: Ky parlament është qesharak, më vjen turp që jam pjesë e tij
Jashtë sallës së Kuvendit ka folur shkurtimisht për mediat edhe deputeti socialist Ben Blushi.
Ai e cilësoi si qesharake situatën e krijuar në parlament, duke shtuar se i vjen turp që është pjesë e tij.
“Një Parlament komplet i papërgjegjshëm dhe qesharak. Mua më vjen turp që jam pjesë e tij. Politika po gjen marrëveshje për të mos u marrë vesh. Reforma duhet miratuar se s’bën sot”, tha Blushi.
Please follow and like us: