Reforma në Drejtësi/ Basha pranon propozimin e ri të ambasadorëve
Negociata mes kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kreut të PD, Lulzim Basha dhe amabasadorëve Lu dhe Vlahutin kanë përfunduar.
Mësohet se ambasadorët i kanë ofruar palëve politike një formulë të re për Reformën në Drejtësi. Gjithashtu, bëhet me dije se kryedemokrati Lulzim Basha është dakordësuar me këtë propozim.
Prej dy orësh aktorët e mësipërm kanë zhvilluar negociata tek Kryesi e Kuvendit për të arritur një marrëveshje, e cila do të sillte miratimin e Reformës në Drejtës.
Megjithatë, lajmi për dakordësimin e Partisë Demokratike ende nuk është konfirumuar. Ndërkohë nuk ka informacion mbi propozimin e ri të bërë nga ambasadorët. Pikat që i ndajnë palët janë mënyra e zgjedhjes të anëtarëve të KLGJ dhe KLP./citynews