Rusët shpëtuan Erdoganin nga atentati
Theksohet se organizatorët e puçit, ndërmjet tjerash, kanë diskutuar edhe për planet që të dërgojnë disa helikopterë në Marmaris, atje ku gjendje presidenti Erdogan.
Shërbimet informative ruse, disa orë para fillimit të puçit ushtarak në Turqi, javën e kaluar, paralajmëruan presidenti Rexhep Tajip Erdogan se po i përgatitet grusht shtet, raporton agjencia iraniane e lajmeve, Faras, duke u thirrur në burime diplomatike në Ankara.
Siç thuhet shërbimi informativ turk ka qenë i paralajmëruar nga kolegët e tyre rus se “puçi ushtarak është i pashmangshëm”
Ushtria ruse këto informacione, siç thuhet, i ka marrë nga bisedat me puçistë.
Theksohet se organizatorët e puçit, ndërmjet tjerash, kanë diskutuar edhe për planet që të dërgojnë disa helikopterë në Marmaris, atje ku gjendje presidenti Erdogan.
Në Marmaris, puçistët kishin arritur vetëm pak kohë pas largimit të Erdoganit dhe qëllimi i tyre ishte ose vrasja ose kapja e gjallë e presidentit turk.
“Burimet diplomatike theksojnë se ndryshimi i kursit të politikës së jashtme nga Erdogani para vetëm një jave të puçit ka qenë arsyeja kryesore që disa shtete të jashtme kanë provokuar puçin dhe i kanë premtuar mbështetje ushtrisë, mirëpo lëvizja e njëjtë e Erdoganit në politikën e jashtme edhe e shpëtoi atë”, shkruan Faras