Albspirit

Media/News/Publishing

Rio 2016: Mbetet në fuqi ndalesa për atletët rusë

Vendimi për të ndaluar 68 atletë rusë nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro, për shkak të dopingut të sponsorizuar nga shteti, është mbajtur në fuqi nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.

Federata e Atletikës e Rusisë është pezulluar nga Shoqata e Federatave Botërore të Atletikës, pasi një hetim i pavarur ka zbuluar prova të dopingut të përhapur.

Komiteti Olimpik i Rusisë dhe 68 atletët kanë apeluar kundër vendimit, por pas dëgjimit të dëshmive nga të dyja palët, Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka thënë se ndalesa mbetet në fuqi.

Në një tjetër zhvillim, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është duke shqyrtuar thirrjet për të ndaluar të gjithë garuesit rusë nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, për shkak të dopingut.

Olimpiada nis më 5 gusht.

Please follow and like us: