Albspirit

Media/News/Publishing

EULEX-i do të drejtohet nga Alexandra Papadopoulou

 

Alexandra Papadopoulou, diplomatja greke, do të jetë shefer e re e misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Lajmi për emërimin e zonjës Papadopoulou në krye të EULEX e ka bërë të ditur Brukseli, nëpërmjet publikimit të njoftimit në faqen e vet zyrtare, raporton Insajderi.
Mandati i saj zyrtarisht fillon me 1 shtator 2016. Ajo e zëvendëson shefin e deritashëm, Gabriele Meuccin, i cili e mbajti këtë pozitë që nga tetori 2014.
Papadopulou do të jetë femra e parë që që e udhëheq EULEX-i. Ky mision është drejtuar nga meshkuj që nga ardhja e tij Kosovë, në vitin 2008. (r.m.)

Please follow and like us: