Odise Roshi transferohet në Rusi
Odise Roshi në sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës ruse, Terek Grozni
Odise Roshi, mesfushori i Kombëtares, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Terek Groznit. Roshi po zhvillon kontrollet mjekësore në klubin e ri, një procedurë që zgjat më tepër se zakonisht te skuadrat ruse.
25-vjeçari largohet në këtë mënyrë nga Rijeka, për t’u bashkuar edhe një herë me sulmuesin Bekim Balaj, i cili i’u bashkua Terek Groznit sa ishte i angazhuar me Kombëtaren në Kampionatin Europian.
Menjëherë sapo kontrollet mjekësore të përfundojnë, do të realizohet edhe firmosja e kontratës, që pritet të bëhet zyrtare deri në mbrëmje/SuperSport/
Please follow and like us: