Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma, në pritje të rifillimit të seancës në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka dalë pak pas orës 17 e 30 nga ambientet e Kryeministrisë për t’iu drejtuar atyre të Kuvendit të Shqipërisë, ku është parë teksa mbërrinte i shoqëruar nga deputeti Eduard Shalsi.

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar për rifillimin e punimeve të seancës plenare në Kuvend, atje kanë mbërritur edhe disa prej deputetëve të mazhorancës, ndërsa priten të tjerë nga opozita.

Kreu i Partisë Demokratike, ndërkaq, ka lënë ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku ka qenë në takimin negociues me të pranishëm ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, respektivisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin, duke mos dhënë asnjë njoftim për arritjen e ndonjë marrëveshjeje konsensuale, por duke theksuar vetëm faktin se “jemi në negociata”.

Ndërkohë, nga ndërkombëtarët vijojnë kërkesat e parreshtura për miratimin e reformës në drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë, teksa kanë reaguar së fundi si raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, ashtu dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, të cilët pasi kanë ofruar një draft të ri presin tashmë vetëm miratimin, pa u vonuar më.

Please follow and like us: