Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Kërkohen masa të reja për luftën kundër IS-it

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot ka kërkuar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ta shtoj bashkëpunimin në ndarjen e informacioneve dhe të jetë më efikas në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), derisa ky grup po synon rritjen e rekrutimeve duke përdorë gjuhë të reja dhe duke lëvizur në hapësira të reja.

Zoti Kerry tha në Uashington se koaliconi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po bën progres në luftën kundër Shtetit Islamik dhe se numri i militantëve të grupit është zvogëluar për një të tretën, raporton agjencia Reuters.

Sipas zotit Kerry, fitorja në përpjekjet për çlirimin e qytetit Mosul në Irak nga Shteti Islamik, do të ishte “pikë kritike e kthesës” në këtë luftë.

Megjithatë, sekretari Kerry u tha afro 30 ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm nga vendet anëtare të koalicionit në një mbledhje në Uashington, se janë të nevojshme përpjekje të mëtejshme.

Please follow and like us: