Erdogan: Pilotët që rrëzuan avionin rus, mund të kenë lidhje me gulenistët
Erdogan: Pilotët që rrëzuan avionin rus, mund të kenë lidhje me gulenistët. Kthimi i dënimit me vdekje, dëshirë e popullit.
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erodgan ka deklaruar në një intervistë për “Al Jazeera” se dy pilotët që rrëzuan avionin ushtarak rus, pak muaj më parë, mund të kenë lidhje me grushtin e shtetit. Ata po mbahen të arrestuar dhe po pyeten për lidhje me gulenistët. Sipas Erdogan pas lëvzjes së Gulen ka edhe shtete të tjera, apo edhe “një tjetë rmendje superiore”, çka lë shumë vend për diksutime. I pyetur për lirinë e shtyptit, ai tha se nuk beson se liria e shtypit duhet përdorur si armë.
Erdogan paralajmëroi kthimin e dënimit me vdekje, një masë shumë e kritikuar. Por ai e argumentoi këtë me kërkesën e popullit. “Dhe në çdo demokraci nëse populli e kërkon një gjë, kjo dëshirë duhet respektuar”, tha ai. Një tjetër masë është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për 3 muaj, që në total e kanë përcaktuar politikën e jashtme turke së fundmi larg BE-së dhe Perëndimit. Edhe për këtë Erdogan ka një argumentim: “BE-ja na ka bërë të presim për 53 vjet. Vende që janë pas nesh janë në BE”, tha ai në një mesazh shumë të qartë për Brukselin që sheh kështu të humbasë një partner.
http://sputniknews.com/europe/20160720/1043366406/erdogan-russian-jet-gu…